Gjykata Supreme e ShBA-ve i ka hapur rrugën administratës së Presidentit Donald Trump për të rifilluar deportimet e emigrantëve në vende të tjera përveç atdheut të tyre.
Me votim 6-3, gjyqtarët rrëzuan një urdhër të një gjykate të ulët që kërkonte që qeveria t’u jepte emigrantëve një “mundësi kuptimplote” për t’u treguar zyrtarëve se me çfarë rreziqesh mund të përballen nëse deportohen në një vend të tretë.
Tre gjyqtarët liberalë të gjykatës nuk u pajtuan me vendimin e shumicës, duke thënë se ai ishte “shpërblim për paligjshmërinë”.
Rasti përfshin tetë emigrantë nga Myanmari, Sudani i Jugut, Kuba, Meksika, Laosi dhe Vietnami, të cilët u deportuan në maj me një aeroplan që u raportua se po shkonte për në Sudanin e Jugut. Administrata Trump tha se ata ishin “më të këqijtë e më të këqijve”.

