Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë në ligj projektligjin e tij kyç për politikat, një ditë pasi u miratua me vështirësi nga Kongresi.
Ceremonia e nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë të premten pasdite, që përkon me festimet e 4 Korrikut, do të formalizojë pjesë thelbësore të axhendës së Trump, përfshirë uljen e taksave, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe goditjen ndaj emigracionit.
Trump nisi fushatën e fitores në një tubim në Iowa të enjten mbrëma, duke u thënë përkrahësve se kjo do të nxiste rritjen ekonomike, por tani duhet të bindë qytetarët skeptikë, pasi sondazhet tregojnë se shumë janë kundër.
Disa anëtarë të partisë së tij republikane e kundërshtuan për shkak të ndikimit në rritjen e borxhit të SHBA-ve, ndërsa demokratët paralajmëruan se projektligji do të shpërblente të pasurit dhe do të ndëshkonte të varfrit.
Paketa prej 870 faqesh përfshin:
- zgjatjen e uljeve të taksave të vitit 2017 të mandatit të parë të Trump
- shkurtime të ndjeshme në shpenzimet për programin Medicaid, kujdesi shëndetësor shtetëror për personat me të ardhura të ulëta dhe ata me paaftësi
- lehtësime të reja tatimore për të ardhurat nga bakshishet, orët jashtë orarit dhe Sigurimet Shoqërore
- rritje buxheti prej $150 miliardë për mbrojtjen
- ulje të kredive tatimore për energjinë e pastër të epokës Biden
- $100 miliardë për Shërbimin e Imigracionit dhe Doganave (ICE)

