Komentet e fundit të presidentit rus mbi luftën në Ukrainë janë në kontrast të thellë me retorikën e fundit të Kremlinit.
Edhe pse ishte duke folur në një forum ekonomik, kjo nuk e ndaloi Vladimir Putinin të bënte komentet e tij më agresive mbi Ukrainën në një kohë shumë të gjatë.
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në eventin kryesor të investimeve të Rusisë në Shën Petërsburg, udhëheqësi i Kremlinit u pyet se cili ishte qëllimi i tij përfundimtar në konflikt. Ai u përgjigj: “E kam thënë shumë herë që i konsideroj popullin rus dhe atë ukrainas si një komb. Në këtë kuptim, e gjithë Ukraina është e jona.”.
Përgjigja mori duartrokitje të zjarrta nga një auditor plot me politikanë dhe figura biznesi servile.
Dhe kishte akoma.
“Ekziston një rregull i vjetër,” tha Putin, “Ku shkel një ushtar rus, është e jona.”. Shkurt, ai po thoshte që do gjithçka.

