Duket se Lima do të mirëpresë shumë adhurues të kuzhinës luksoze në muajt në vijim.
Dy restorante në kryeqytetin peruan u renditën në 10 vendet e para në listën e vitit 2025 të “50 Restoranteve më të Mira në Botë”, duke përfshirë edhe vendin e lakmuar numër një.
Çmimet – të konsideruara si çmimet Oscar të kuzhinës luksoze inovative – u ndanë në një ceremoni në Torino të Italisë më 19 Qershor në mbrëmje, me Maido të Limës që mori çmimin kryesor.
I renditur në vendin e pestë në listën e vitit të kaluar, është në pronësi dhe drejtohet nga shefi i kuzhinës Mitsuharu “Micha” Tsumura.
Maido shërben atë që njihet si kuzhina Nikkei, “duke përzier teknikat e kujdesshme japoneze me përbërës peruanë për të krijuar një përvojë ngrënieje që është si e pasur nga ana kulturore ashtu edhe moderne nga ana inovative” sipas organizatës 50 Më të Mirët.
“Sibjet Maido mbush 16 vjet.” tha Tsumura ndërsa pranonte çmimin.
Në vendin e dytë u rendit Asador Etxebarri në Atxondo të Spanjës, ndërsa Quintonil i Meksikos zuri vendin e tretë.
50 Më të Mirët
Lista vjetore përpilohet bazuar në votat e Akademisë së 50 Restoranteve më të Mira në Botë, e cila përbëhet nga më shumë se 1,100 ekspertë ndërkombëtarë të industrisë së restoranteve, përfshirë profesionistë shkrimesh dhe shefa kuzhine, në 28 rajone të botës.
Restorantet mund ta fitojnë çmimin e parë vetëm një herë, pas së cilës ato futen në programin e veçantë “Më i Miri”. Anëtarët e këtij grupi elitar përfshijnë Geranium dhe Noma në Kopenhagen, Eleven Madison Park të Nju Jorkut, Fat Duck pranë Londrës, Osteria Francescana në Modena të Italisë, Mirazur në Menton të Francës dhe Central në Lima. Fituesi i “50 Restoranteve më të Mira” të vitit të kaluar, Disfrutar i Barcelonës, është gjithashtu në këtë listë.
Dhe 50 më të mirët janë:
1. Maido (Lima, Peru)
2. Asador Etxebarri (Atxondo, Spanjë)
3. Quintonil (Mexico City, Meksikë)
4. Diverxo (Madrid, Spanjë)
5. Alchemist (Copenhagen, Danimarkë)
6. Gaggan (Bangkok, Tajlandë)
7. Sézanne (Tokyo, Japoni)
8. Table by Bruno Verjus (Paris, Francë)
9. Kjolle (Lima, Peru)
10. Don Julio (Buenos Aires, Argjentinë)
11. Wing (Hong Kong)
12. Atomix (New York City)
13. Potong (Bangkok, Tajlandë)
14. Plénitude (Paris, Francë)
15. Ikoyi (Londër, Angli)
16. Lido 84 (Gardone Riviera, Itali)
17. Sorn (Bangkok, Tajlandë)
18. Reale (Castel di Sangro, Itali)
19. The Chairman (Hong Kong)
20. Atelier Moessmer Norbert Niederkofler (Brunico, Itali)
21. Narisawa (Tokyo, Japoni)
22. Suhring (Bangkok, Tajlandë)
23. Boragó (Santiago, Kili)
24. Elkano (Getaria, Spanjë)
25. Odette (Singapor)
26. Mérito (Lima, Peru)
27. Trèsind Studio(Dubai, EBA)
28. Lasai (Rio de Janeiro, Brazil)
29. Mingles (Seoul, Kore e Jugut)
30. Le Du (Bangkok, Tajlandë)
31. Le Calandre (Rubano, Itali)
32. Piazza Duomo (Alba, Itali)
33. Steirereck (Vienna, Austri)
34. Enigma (Barcelona, Spanjë)
35. Nusara (Bangkok, Tajlandë)
36. Florilège (Tokyo, Japoni)
37. Orfali Bros (Dubai, EBA)
38. Frantzén (Stockholm, Suedi)
39. Mayta (Lima, Peru)
40. Septime (Paris, Francë)
41. Kadeau (Copenhagen, Danimarkë)
42. Belcanto (Lisbon, Portugali)
43. Uliassi (Senigallia, Itali)
44. La Cime (Osaka, Japoni)
45. Arpege (Paris, Francë)
46. Rosetta (Mexico City, Meksikë)
47. Vyn (Skillinge, Suedi)
48. Celele (Cartagena, Kolumbi)
49. Kol (Londër, Angli)
50. Restaurant Jan (Mynih, Gjermani)

