Zhvillimi erdhi ndërsa Teherani akuzoi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se nuk dënoi sulmet e fundit ndaj objektet të tij bërthamore.
Parlamenti i Iranit ka miratuar një projektligj për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, raportuan mediat shtetërore iraniane.
Politikanët mbështetën unanimisht veprimin kundër Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Që të bëhet ligj, projektligji, i cili thotë se çdo inspektim i ardhshëm i IAEA-së duhet të autorizohet nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, do të duhet të miratohet nga Këshilli i pazgjedhur i Gardës.
“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, e cila refuzoi të dënonte sado pak sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit, e nxori në ankand besueshmërinë e saj ndërkombëtare”, tha në televizionin shtetëror Kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, që shtoi:
“Organizata e Energjisë Atomike e Iranit do të pezullojë bashkëpunimin e saj me IAEA-në derisa të garantohet siguria e objekteve tona bërthamore.”.

