Dhjetëra norvegjezë menduan se ishin bërë milionerë pasi morën një njoftim nga kompania shtetërore e lojërave të fatit që thoshte se kishin fituar shuma marramendëse – derisa u bë e qartë se ishte një gabim.
“Disa mijëra” persona që fituan çmime në Eurojackpot u njoftuan të premten se kishin fituar shuma të pasakta, tha kompania Norsk Tipping, që nuk pranoi të konfirmonte për BBC numrin e saktë të këtyre personave.
Drejtoresha e përgjithshme e Norsk Tipping, Tonje Sagstuen, kërkoi ndjesë dhe dha dorëheqjen një ditë më pas.
Një gabim në konvertimin nga eurocent në kroner norvegjeze shkaktoi që shumat e çmimeve të ishin “jashtëzakonisht të larta”, tha kompania. Sipas mediave lokale, shuma ishte shumëzuar me 100 në vend që të pjesëtohej me 100.

