Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një memorandum presidencial më 7 janar 2026, duke urdhëruar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë 31 entitete të lidhura me Kombet e Bashkuara dhe 35 organizata të tjera jashtë sistemit të OKB-së. White House
Sipas administratës Trump, këto institucione “nuk u shërbejnë interesave të Amerikës”. Urdhri kërkon që agjencitë amerikane t’I japin fund pjesëmarrjes dhe financimit në këto organizata që, sipas Shtëpisë së Bardhë, operojnë “kundër interesave kombëtare, sigurisë, prosperitetit ekonomik ose sovranitetit të ShBA”. White House
Disa nga 31 organet e lidhura me OKB-në nga të cilat Presidenti Trump urdhëroi tërheqjen janë:
- Konventa Kornizë e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC
- UN Women
- Zyra e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Fëmijët në Konflikte të Armatosura
- Zyra e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Dhunën Seksuale në Konflikte
- Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA
- Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN)
- Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD)
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat)
- Forumi i Përhershëm për Personat me Prejardhje Afrikane
Presidenti Trump urdhëroi gjithashtu tërheqjen nga 35 organizata të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë:
- Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC
- Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë e Rinovueshme (IRENA)
- Aleanca Ndërkombëtare Diellore (ISA)
- Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës
- Marrëveshja Rajonale për Bashkëpunim kundër Piraterisë dhe Grabitjeve të Armatosura ndaj Anijeve në Azi (ReCAAP)
- Forumi Global Kundër Terrorizmit
- Këshilli i Planit të Kolombos: I përqendruar në bashkëpunimin teknik në rajonin Azi-Paqësor
- Qendra për Shkencë dhe Teknologji në Ukrainë (STCU).
